Vasili akuzon Ministrinë e Finanacave: E kapur për fyti nga inceneratorët, refuzon të japë informacion

Nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili akuzon Ministrinë e Finanave pëpr çështjen e incerenatorëve, pasi sipas tij po fshehin informacionet.

Vasili thekson se më 1 qershor i është drejtuar Ministrisë me kërkesë zyrtare për informacion lidhur me kreditë e marra nga kompanitë e inceneratorëve, Albtec,IEBV dhe IT Waste, kjo duke përdorur garancinë sovrane të vendosur nga qeveria.

Por këtë informacion Vasili thotë se nuk e ka marrë, ndaj edhe nënvizon përmes një postimi në facebook, se ”Ministria e Financave duke refuzuar të japë informacion, shndërrohet për turpin e saj në zëdhënëse e kompanive të inceneratorëve, me pronarët në arrati, dhe na thotë se këto të dhëna na qenkan sekret tregetar”.

Postimi i plotë

SKANDALI! Ministria e Financave, e kapur për fyti nga Inceneratorët, fsheh informacionin për to!(DOKUMENTI). Më 1 qershor i jam drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë zyrtare për informacion lidhur me kreditë e marra nga kompanitë e inceneratorëve, Albtec,IEBV dhe IT Waste, duke përdorur garancinë sovrane të vendosur nga qeveria.

Ministria e financave e kapur per gryke nga Inceneratoret, ashtu si e gjithe qeveria, fshehu dhe refuzoi te jepte informacion. Ministria e Financave duke refuzuar te jape informacion, shnderrohet per turpin e saj ne zedhenese e Kompanive te Inceneratoreve, me pronaret ne arrati, dhe na thote se keto te dhena na qenkan sekret tregetar.
Garancia sovrane realizohet fale fondeve publike, qe jane taksat e qytetareve dhe trasparenca eshte detyrim absolut dhe ketu s’ka nuk mund te kete asgje per te fshehur.
Perdorimi i garancise sovrane eshte nje akt plotesisht trasparent dhe teresisht i kontrollueshem sepse eshte nje sakrifice, qe behet nga parate e taksave tona per te mbeshtetur bisnesin e goditur nga pandemia.

Por boset e inceneratoreve te cilet drejtojne Qeverine e Rames kane urdheruar bllokimin dhe fshehjen e cdo informacioni. Ministria e Financave po rendon situaten e saj dhe fshehja e informacion eshte pergjegjesi shume e rende sepse nuk po trajtojne parate e kuletes se tyre por jane rreth 150 milion Garanci Sovrane e vene ne dispizicion.
I kujtojme zyrtareve te kapur per fyti te Ministrise se Financave se:

🔻Garancia Sovrane eshte miratuar me VKM Nr. 387 date 13.05.2020 dhe eshte nje Linjë e garancisë shtetërore, në vlerën 15 000 000 000 (pesëmbëdhjetë miliardë) lekë për të mbështetur rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, që është ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19.
🔻 Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton 60% të principalit të kësaj Huaje.
🔻Mund të jetë subjekte, me kusht që
veprimtaria e tyre tregtare të jetë prekur direkt ose indirekt nga aktet ligjore dhe nënligjore të qeverisë në kuadër të menaxhimit të situates së krijuar nga COVID-19.
🔻Nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara për 3 periudhat tatimore njëkohësisht dhjetor 2019, janar-shkurt 2020.

Asnje ndalim nuk ka VKM dhe cdo perfitues i kesaj Garancie eshte subjekt i trasparences se plote publike per fonde, te cilet jane publike. Vetem ne se operacionet financare jane te karakterit mafioz dhe nuk plotesojne kriteret e VKM N.387 atehere lind halki i madh i fshehjes se informacionit. Shqiptaret duan te dijne ️kush i merr, ️perse i merr, ️sesi perdoren dhe ️a shlyhen parate e tyre.

I bej thirrje Ministrise se Financave te heqe dore nga fshehja e informacionit, te çlirohet nga kapja dhe t’i sherbeje interesit publik. Eshte akoma ne kohe per ta bere kete, shpejt dhe me trasparence te plote, jo vetem per te miren e interesit me te larte publik, por pse jo edhe per te miren e saj. Reflektoni!! P.S Dokumentet me kerkesen per informacion dhe pergjigjen e Ministrise se Financave.

SHKARKO APP