Vasili: Asgjësimi i shitblerjes dhe kriminalizimit të votës, është reforma e vërtetë zgjedhore

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili deklaron se reforma e vetme zgjedhore që duhet realizuar me çdo kusht është ajo e asgjësimit të shit-blerjes dhe kriminalizimit së votës së shqiptarëve.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili thekson se vetëm dënimi ekstrem dhe i pamëshirshëm i këtyre, është reforma zgjedhore e vërtetë, ndaj dhe diskutimet e tjera janë thjeshtë humbje kohe.

Reagimi i Petrit Vasilit

Asgjësimi i shitblerjes dhe kriminalizimit të votës kjo po është reforma, të tjerat…..

Reforma zgjedhore ka vetëm një çështje për të zgjidhur.

Ka vetëm një problem që shkatërron zgjedhjet.

Ka vetëm përgjigje që duhet te japë!

Është kriminalizimi dhe shitblerja e votës.

Dënimi ekstrem dhe i pamëshirshëm i këtyre, kjo është reforma zgjedhore e vërtetë.

Diskutimet e tjera janë vanitete dhe humbje e kotë kohe.

Shitblerja dhe kriminalizimi i votës ç’monton dhe bën zero çdo sistem zgjedhor dhe çdo teknologji identifikimi e numërimi të votës, qofshin këto edhe më modernet e më të sofistikuarat.

SHKARKO APP