Vasili: Asnjë nga ekspertët nuk është pyetur, qeveria do të ”shqyejë” vetë Butrintin

Çështja e menaxhimit të parkut të Butrintit ka shkaktuar debate të mëdha në Kuvendin e Shqipërisë mes opozitës dhe mazhorancës. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në fjalën e tij theksoi se asnjë nga ekspertët nuk është marrë në konsideratë, por dhe se Butrintin do ta shqyejnë vetë qeveria socialiste.

“E kemi të qartë që nuk do të lindë asgjë e re nga një qeveri që e ndjen veten arkeologe, financiere ia kemi njohur meritën e aftësisë shkatërrimtare, që merr 2.6 mld euro dhe prodhon hiçgjë. Në këtë çiftëzim paranoja-rrënoja është një hall psikiatrik.

Lidhur me Butrintin ka qenë i njëjti fondacion për vite me radhë por nuk dëgjova të thotë njeri se çfarë nuk ka funksionuar. Ku ishte kjo qeveri që detyrohet të gjejë këtë hibrid. Dikush tha mezi presim të shohim fondacione nga të gjitha anët”.

SHKARKO APP