Vasili: Bie përfundimisht qeveria e inceneratorëve. E moshuara pohon krimin e tmerrshëm
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se 90-vjeçarja e denoncuar sot nga ana e Monika Kryemadhit për pjesën e inceneratorëve, Haxhire Gurakuqi, ajo tha se është mashtruar nga dy djem. Sipas Vasilit, mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës. ”E moshuara pohon krimin e tmerrshëm me zë dhe figurë. Krimi mafioz shtetëror i përmasave me mëdha të shekullit”.
Postimi i plotë
Bie përfundimisht Qeveria e inceneratorëve. Situatë e tmerrshme. Një e moshuar 90-vjeç, në azil i kalojnë me mashtrim nga mafiozët e inceneratorëve miliona euro të inceneratorëve.
Mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës. E moshuara pohon krimin e tmerrshëm me zë dhe figurë. Krimi mafioz shtetëror i përmasave me mëdha të shekullit.
Në 7 korrik askush nuk ka ç’pret më. Hajdutët e qeverisë janë lakuriq përpara syve të të gjithëve. Asnjë hap pas në 7 korrik përballe maskarënjve!