Vasili: Çdo luftë opozitare fillon nga beteja pa kompromis kundër kapjes së shtetit
Nga Petrit Vasili
BETEJË PA KOMPROMIS KAPJES SË SHTETIT, KJO ËSHTË DETYRA MBI DETYRAT E OPOZITËS!
Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja do të thotë shkatërrimi i demokracisë, i thelbit të pluralizmit, që siguron balancën dhe kontrollin dhe i çdo vlerë tjetër që do t’i bënte shqiptarët të ndiheshin mirë në atdheun e tyre.
Çdo luftë opozitare fillon nga këtu!
Pa luftuar kapjen, çdo hap i mëtejshëm është varrosje e çdo mundësie për një demokraci të vërtetë dhe funksionimit të parlamentarizmit, për barazi përpara drejtësisë, për treg të lirë dhe konkurencë të ndershme në Shqipëri.
Kapja e Drejtësisë, Zgjedhjeve dhe Ekonomisë është TRINOMI i rrëmbimit të shtetit nga Rama dhe rilindja ndaj:
1.Hetimi i dhe nxjerrja deri në një e përgjegjësive të rilindjes për shkatërrimin dhe bllokimin e Reformës në Drejtësi si dhe autorëve rilindas me Ramën në krye të kapjes e Drejtësisë është detyrë kryesore e opozitës.
2.Hetimi deri në fund i zgjedhjeve të 25 prillit dhe nxjerrja e përgjegjësive shumë të rënda, që bien mbi Ramën në veçanti dhe rilindjen në përgjithësi për kapjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve është detyrë mbi detyrat e opozitës përballë shqiptarëve të cilëve u është grabitur vota dhe interesi kombëtar dhe ai privat.
3.Hetimi deri në fund i Koncesioneve shkatërrimtare të miratuara nga Kuvendi Njëpartiak 2019- 2021 është detyrë dhe detyrim madhor ndaj shqiptarëve për zbardhjen e grabitjes më të rëndë, që i është bërë interesit publik dhe kombëtar në këto tridhjetë vite pluralizëm dhe ku afera si Porti i Durrësit të kundërshtuar me force edhe nga BE si dhe ligjet e komisionuara nga oligarkët janë kulme të kapjes së shtetit.
Hetimi deri në fund i kapjes së shtetit dhe identifikimi i të gjitha përgjegjësive penale dhe politike, që bien mbi Ramën dhe rilindjen është rruga e vetme e aksionit të vërtetë të opozitës.
Shmangia nga këto tre çështje madhore, që janë kapja e drejtësisë, kapja zgjedhjeve dhe kapja e ekonomisë përmes koncesioneve e grabitjeve kriminale të parave dhe interesit publik në tërësi është realisht krijimi i alibive për legalizimin e kapjes së shtetit nga Edi Rama, që do të thotë vazhdim i rrënimit të vendit, shpopullimit dhe shkombëtarizimin të tij.
Vetem në këtë mënyrë do të forcohet dhe rritet besimi i popullit tek opozita dhe integriteti moral i saj për mbrojtjen deri në fund të interesit publik dhe kombëtar nga kapja dhe asgjësimi rilindas.
Kjo është edhe rruga e mundësia e vetme edhe për krijimin e një lloj besimi se parlamentarizmi mund të funksionojë dhe se marrëveshjet për reforma të caktuara edhe mund të kenë shanse, që të funksionojnë në te ardhmen.
#LUFTËPAKOMPROMISKAPJESSËSHTETIT