Vasili citon gjyqtarin italian: Ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit, me laps në dorë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka cituar gjyqtarin e njohur italian, Paolo Borsellino.
Më tej, Vasili shton se “Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino, një hero i vertetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve”.
Në vijim postimi i plotë i Vasilit
Shërimin e vetëm për Shqipërinë na e tregon Borsellino!
Paolo Borsellino një hero i vertetë i luftës kundër mafies, krimit dhe trafikantëve thotë:
“Revolucioni zhvillohet në sheshe me njerëzit, por ndryshimi ndodh brenda kabinës së votimit me laps në dorë. Ai laps është më i fortë se çdo armë, më i rrezikshëm se një revole dhe më e mprehtë se një thikë ”.
Per këte laps, që është më e forta armë ka nevojë ulëritëse Shqipëria që ndodhet në një komë politike, sociale dhe ekonomike dhe ku antishteti sundon kundër qytetarëve.”
KOHA JONË SONDAZH

