Vasili, deputetëve të Kuvendit: Boll u përdrodhët, votoni marrëveshjen e 5 qershorit!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas nismës së PS për ndryshimin e Kushtetutës. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar marrëveshjen e 5 qershorit, të firmosur nga të gjitha palët, dhe kërkon miratimin e saj në Kuvend.
“Boll u përdrodhët!! Ka ku e keni marrëveshjen e 5 qershorit me emër mbiemër e firmat tuaja. Firmosur në prani të ambasadores Amerikane Yuri Kim, Ambasadorit te BE Luigi Soreka dhe Ambasadorit te Britanisë së Madhe Dunkan Norman.
Shkoni votoni 5 qershorin se u bëtë turpi i botës. Harrojeni se do vidhni zgjedhjet në tavolinë. Harrojeni se do të bëni dot çiflig Shqipërinë. Harrojeni se do të ktheni izolimin komunist të shqiptarëve të para viteve 90′. E izoluat Shqipërinë nga Europa me pandeminë, që e administruat për faqe të zezë, tani doni ta izoloni edhe politikisht dhe ekonomikisht. Ja Dokumenti i 5 qershorit me firmat tuaja”,- shkruan Vasili.
Lexoni edhe…
- Bundestagu gjerman kërcënon Ramën: Hiq dorë nga ndryshimet kushtetuese. Do bllokojmë negociatat me BE
- Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet parazgjedhore
- Ndryshimet kushtetuese, Opozita: Rama po hedh në erë të ardhmen europiane të Shqipërisë
- Xhixho: Prishja e marrëveshjes, përgjegjësi e Edi Ramës, opozita fitore të sigurt në zgjedhje
- Andi Bejtja: Si do e kuptojë Rudina Hajdari Wadephul!