Vasili: E neveritshme si nuk jep dorëheqjen Pandeli Majko
Kreu i grupit parlamentar të LSI-se, nuk i ka kursyer sot akuzat edhe në adresë të ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, për të cilin ka thënë se po vazhdon të rrijë kot në zyrë.
Postimi i Petrit Vasilit
Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë.
Rama ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën.
Pasi jua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve ky kryeministër i marrë i hapi luftë edhe diasporës.
Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim.
Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar.
Kjo qeveri legenash, që organizon gjoja takime të dhemshura me diasporën, që shqyhet duke bërë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe të vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike.
Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me cadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike.
E neveritshme është se si Pandeli Majko i pari Ministër i Diasporës në histori rri e veshtron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen.
Gëzuar vitin e ri Pandi po t’i rri kot akoma në atë zyrë.
Diasporës qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllën derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë.