Vasili: Edi Rama, kryeministër moralrrënuar dhe antiatdhe!
Nga Petrit Vasili
Çfarë ka shpëtuar akoma nga prishja dhe shkatërrimi i Edi Ramës në Shqipëri?
Kush flet për reforma në kohërat e Edi Ramës është gënjeshtar-liar dhe antishqiptar si ai! Shqipëria nuk ka kryeministër ose thënë më qartë ka hiçkryeministër.
Moralrrënuar dhe antiatdhe ky është individi, që është strehuar në mënyrë abuzive në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë.
Dispeçeri e grabitjes monstruoze të vendi, kjo është qeverisja e Edi Ramës sot.
Zero reformat e këtij kryeministri të paaftë e llafazan kanë krijuar vetëm deshpërim dhe deprimim masiv dhe askush nuk ndihet i qetë në Shqipëri dhe të gjithë kërkojnë të ikin me qindra mijëra të të gjitha moshave e niveleve shoqërore.
Çfarë u reformua në Shqipëri me këtë kryeministër?
Apo thënë ndryshe çfarë ka mbetur pa u shkatërruar në Shqipëri me këtë kryeministër?
Ekonomia e Shqipërisë po shkon qartë drejt kolapsit, çdo veprim i qeverisë është kundër biznesit veçanërisht për atë të mesëm dhe të vogël politika e vetme ka qënë asgjësimi i tyre dhe lulëzimi i oligarkëve. Motoja e kryeministrit pa atdhe ka qenë:
“Çdo gjë për oligarkët dhe asgjë për biznesin.”
Arsimi i të gjitha niveleve është tashmë një pjellë e çorganizuar, e politizuar dhe që stimulon e promovon injorancën më të thellë duke rrënuar dijen e shqiptarëve më keq se pushtuesit.
Shëndetësia po përjeton ditët më të errta të një sharlatanizmi në drejtim, që e ka çuar drejt kaosit dhe spontanitetit, duke tronditur rëndë të drejten më të çmuar dhe bazë të çdo qytetari shëndetin e tyre.
Një mesjetë e tillë dhe mediokritet i këtij soji nuk është parë as në vitet më të rënda në mjekësi.
Mbrojtja shoqërore deri edhe skema e pensioneve janë tronditur si kurrë më parë dhe janë gati të kolapsohen për shkak të banditizmit të qeverisë që arrin dëri edhe të mos paguajë sigurimet shoqërore.
Rendi publik po përjeton pasigurinë më të rëndë që nuk ishte parë prej vitesh dhe drejtimi i idiotesk, partiak dhe paaftë i ministrisë së brendshme po shënon faqen më të zezë në atë ministri.
Shteti ligjor dhe drejtësia po përjetojnë ditet më të rënda që nga viti 1912.
Drejtësia e kapur dhe dhunimi i ligjit nga qeveria është kjo ajo që sundon dhe jo ligji dhe barazia përpara tij.
Kuvendi i Shqipërisë si një traste me patate të kalbura që vijnë erë është thjesht një noter antiatdhe i vjedhjes dhe grabitjes së qeverisë.
Ndaj le të më thotë kush se ç’veprim, reformë apo vepër të madhe infrastrukturore apo të çdo lloji ka përmbushur ky kryeministër antishqiptar dhe i paaftë?
Përgjigja është vetem një: ZERO reforma.
Sot askush nuk flet dot dhe as numëron dot qoftë edhe një reforme a veprim të Edi Ramës, që i solli një të mirë një shtresë shoqërore në Shqipëri apo përmirësoi diçka në Shqipëri.
Pyetja e vetme është:
Çfarë ka shpëtuar akoma nga prishja dhe shkatërrimi i Edi Ramës në Shqipëri?