Vasili: Edi Ramën duhet ta “falënderojmë” për sinqeritetin antikombëtar

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e dialogut Serbi-Kosovë dhe rolit të Shqipërisë në këtë proces.

Përmes rrjeteve sociale, Vasili shprehet se Edi Ramën duhet ta “falënderojmë” për sinqeritetin e tij antikombëtar.

“Edi Ramën duhet ta “falënderojmë” për sinqeritetin antikombëtar!

Vërtet Edi Rama ka qenë palë, por egërsisht kundër Kosovës dhe sponsor i palodhur për ndarjen e saj në favor të Serbisë.

Ndaj Edi Rama tha sot “sinqerisht”: S’jam njeriu i duhur për dialogun Kosovë-Serbi tha se jam palë”, u shpreh në reagimin e tij, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili..

SHKARKO APP