Vasili: Effenbergun nuk e falën, po Borschardt-in?
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i rikthehet edhe një herë gjestit të turpshëm të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Berndt Borschardt, i cili u tregoi gishtin e mesit protestuesve të “Unazës së Re”.
Në një postim në rrjetet sociale, teksa risjell në kujtesë gjestin e ish futbollistit dhe ish kapitenit të Gjermanisë Stefan Effenberg, i cili në Botërorin e ’94 në SHBA, përballë Koresë, do të bënte të njëjtin gjest me diplomatin e OSBE, Vasili shprehet se kur nuk falen futbollistët, si mund të falet një ambasador.
Ja postimi i plotë i Vasilit:
Effenbergun nuk e falën po ambasadorin???
Nje gjerman shume i famshem, ylli i kombetares gjermane te futbollit Stefan Effenberg u debua nga Skuadra Kombetare per gjestin e tij te ngritjes se gishtit te mesit.
Kjo ndodhi ne vitin 1994 gjate Kampionatit boteror ne SHBA, kur Effenberg po dilte nga fusha gjate ndeshjes Kore- Gjermani.
Plot 25 vjet me pare Effenberg nje nga yjet e futbollit gjerman u denua shume rrepte per kete gjest.
Bile Federata Gjermane e futbollit ka vendosur edhe gjobe te vecante per nje gjest te tille.
Futbollistet,qe perjetojne dhe trasmetojne emocione te jashtezakonshme nuk falen per gjestet e tyre qofshin edhe yje.
Po ambasadoret qe ngrene gishtin e mesit e qe bejne gjeste te tilla te shemtuara si mund te falen???