Vasili: Ekspertët e “Partisë” mbyllin Universitetet dhe hapin Parlamentin?! Vdekshmëria nga pandemia është dyfishuar

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e cilëson absurd vendimin e Komitetit të Ekspertëve pranë qeverisë që të lejojë zhvillimin e seancave plenare dhe mban mbyllur universitetet e vendit.

“Komiteti i Ekspertëve (i Partisë) mbyll Universitetet dhe hap Parlamentin?!

Dje Komiteti i Ekspertëve vendosi që Universitetet të vazhdojne on line, pa afat, sepse situata ishte renduar.

Sot po i njëjti Komitet Ekspertësh lejon Parlamentin të bëjë seancë plenare!

Kur parlamenti pezulloi seancat ditë më parë, në 16 nëntor, rastet ishin 602 dhe humbjet e jetës ishin 8 raste, ndërsa sot rastet janë mjaft më shumë, rreth 800 raste dhe humbjet e jetës 17, pra dy herë më e lartë.

Pra rritja është realisht kritike dhe e rëndë!

Rritje 25% të rasteve të reja epidemiologjikisht fakt i rëndë dhe i pakalueshëm dhe vdekjet rriten me mbi 200%.

Çfarë argumentesh shkencore dhe teknike përdor ky Komitet Ekspertësh?

Asnjë argument! Zero logjikë shkencore! Zero analizë objektive dhe të paanshme!

Thjesht marrin Urdhërin e qeverisë e të partisë në mëngjes dhe e kthejnë në urdhërin e Komitetit të Ekspertëve!”, thekson nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

SHKARKO APP