Vasili: Gjeli mbi pleh nuk pyet as Departamentin e Shtetit
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kreut të qeverisë ku mori në mbrojtje Vangjush Dakon.
“Ky gjeli mbi pleh nuk pyet as për Departamentin e Shtetit po qe puna për Vangjush Dakon……”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.
Në emisionin “Opinion”, Edi Rama deklaroi se Rama theksoi se ai dhe Vangjush Dako nuk kanë shkelur asnjëherë ligjin. “Vangjush Dako ka qenë, është dhe do të jetë miku im, që të jesh i qartë ti. S’mi përcakton Departamenti Amerikan i Shtetit kë kam mik dhe kë s’kam mik unë. Edhe në burg të shkojë të nesërmen, do të jetë miku im. Por me Vangjush Dakon as më ka kërkuar, as i kam kërkuar, nuk kam bërë kurrë asnjë shkelje të ligjit të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

KOHA JONË SONDAZH

