Vasili: Grabitjen e qeverisë nuk e ndal as koronavirusi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në deklaratë për mediat referuar tenderave sekretë shprehet se qeverinë shqiptare as pandemia e COVID-19 nuk e ndal që të grabisë.

“Pa liri ekonomike, pa heqjen e kufizimeve nuk mund të ketë dalje nga pandemia, por do të ketë zhytje në një pandemi të re anti-ligjore”, tha Vasili, ndërsa theksoi se kufizimet po përdorur për të zgjatur pa kuptim gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Më tej Vasili thotë se e vetmja strategji e qartë e qeverisë është mashtrimi me ndihmat me shifra inekzistente, imagjinare dhe së dyti përhapja e vazhdueshme e panikut me vdekje që qytetarët të ulin vigjilencën dhe rrënimin e të drejtave dhe lirive të tyre.

“Qytetarëve dhe bizneseve që kanë përfituar sëbashku me listën. Në portalet pafund që qeveria ka ngritur bëjnë sikur bëjnë bashkëqeverisje me qytetarët, por kur vjen puna te transparenca, kjo e fundit është zero.

Grabitjen e qeverisë nuk e ndal dot as pandemia.

Problem madhor është çështja e kufizimeve. Sot po spekulohet duke e zgjatur me dy muaj dhe ndërkohë qeveria duartroket menaxhimin më të mirë të situatës dhe ndërkohë mban me ligj gjendjen e jashtëzakonshme.

Daljet me orar duke marrë masa të kundërta për pengimin e pandemisë. Kjo situatë tregoi që kjo qeveri e neglizhoi pandeminë.

Momentin kur erdhi pandemia e gjeti të ç’organizuar. Ne duhet të jemi të gjithë vigjilentë për të shpërdorim që po i ndodh pushtetit.

E vetmja strategji e qartë e qeverisë është mashtrimi me ndihmat me shifra inekzistente, imagjinare dhe së dyti përhapja e vazhdueshme e panikut me vdekje që ata të ulin vigjilencën e tyre dhe rrënimin e të drejtave dhe lirive të tyre.

Pa liri ekonomike, pa heqjen e kufizimeve nuk mund të ketë dalje nga pandemia, por do të ketë zhytje në një pandemi të re anti-ligjore”, tha Vasili.

SHKARKO APP