Vasili: Groposet propaganda e Rilindjes për negociatat, Europa ka vënë kushte

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se propaganda e Rilindjes për negociatat e Integrimit në BE u gropos, pasi sipas tij, mashtrimi jetoi vetëm pak minuta dhe se Europa ka kushte për Shqipërinë. ”Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian””,-shkruan Vasili.

Postimi i plotë

E VERTETA! Negociatat hapen vetem pas plotesimit te Kushteve. Groposet propaganda e Rilindjes per Negociatat. Mashtrimi jetoi vetem pak orë. Asnje manipulim nderkombetar i akaparuar e komisionuar nga Rilindja nuk e shpeton dot atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë. Përmes një postimi në Twitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme, por harron të përmendë”, duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian”. Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?