Vasili: Guvernatori i ri me dialog mes Presidentit dhe Kryeministrit

Duke e konsideruar rolin e opozitës si të pazëvendësueshëm, Vasili tha se procesi i hapjes së negociatave me BE kërkon pjekuri politike, ashtu sikundër e theksoi edhe Zëdhësi i Komisionerit për Zgjerimin.  Ai theksoi se ftesa për bashkëpunim nuk është hipokrizi.

“Procesi i hapjes së negociatave për anëtarësim kërkon pjekuri politike. Pjekuria politike duhet të jetë maksimale, pasi është një proces me interes të përbashkët. Theksi është te dialogu dhe kompromisi, dhe sipas Stanos debatet politike bëhen në kuvend.

Asgjësimi i dialogut në Kuvend me mospjesëmarrjen e opozitës krijon një disbalancë politike, pasi mungon debati dhe oponenca. Salla e Parlamentit humbet kuptimin, pasi nuk është pronë as e mahzorancës, as e opozitës, por është i qytetarëve.

Është momenti ta rinovojmë ftesën dhe kërkesën që opozita të mos i mungojë rolit të saa të pazëvendësueshëm në politikë dhe në Parlamentin shqiptar. 

Ftesa ndaj opozitës nga LSI bëhet me bindjen se një demokraci e mataruar funksionon kur aktorët mazhorancë dhe opozitë diskutojnë në Kuvend”, deklaroi Vasili.

Përsa i takon zgjedhjes së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Vasili ripërsëriti qëndrimin e LSI se emri duhet të dalë pas një dialogu mes Presidentit Bujar Nishani dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Thelbi i qëndrimit, jo të LSI-së, po të mazhorancës në tërësi, ka qenë zgjidhja me dialog ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të qëndrueshme dhe solide në një institucion kaq delikat siç është Banka e Shqipërisë dhe pas historive që kanë përshkruar muajt e fundit, jetën e kësaj banke”, tha Vasili.

Sa i përket aksionit të nisur për të ndëshkuar vjedhësit e energjisë, kreu i grupit parlamentar të LSI, tha se kishte ardhur koha për këtë ndërhyrje. Sipas tij duhej një aksion i vendosur për këtë çështje.

“Ka ardhur koha të ndahemi nga kjo mënyrë, nga vjedhja e energjisë elektrike, tani vendosmëria mbetet mënyra e duhur”, theksoi Vasili. 

SHKARKO APP