Vasili: Hoqi veten jo Cakajn, Presidenti duhet të shkarkojë Ramën si ministër të Jashtëm
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar veten, jo Gent Cakajn si ministër i Jashtëm, pasi betimin tek Presidenti Meta e bëri Rama për këtë post ministor, dhe më pas e ngarkoi Cakajn duke i lënë detyrën. Sipas Vasili, kreu i shtetit duhet të shkarkojë Ramën e jo Cakajn.
Postimi i plotë
Çfarë budallëku kolektiv, or mediatikë iku Rama jo Cakaj hiçi. Edi Rama hoqi veten dhe nuk hoqi Cakën.
Kryeministri Edi Rama hoqi Ministrin e Jashtëm Edi Rama.
Budallëk kolektiv, ca se i paguan KM ca se nuk thellohen, që përsërisin si budallenj, që ikuCaka dhe erdhi Xhaçka. Ky është kryeministri për faqe të zezë që ka Shqiperia, që bën sikur pranon dorehëqjen e Cakës që nuk ekziston.
Mirë kryeministri që është në ditë të hallit, po këta mediatike e diplomatike që lanë nam, përse nuk e pyesin Edi Ramen pse dha dorëheqjen si ministër i Jashtëm. Presidenti i Republikës sipas kushtetutes do të shkarkojë Edi Ramën dhe jo Cakën hiçin.