Vasili i kthehet Gjonajt: Ik sa nuk është vonë. Akoma pret SPAK-u për ta marrë këtë

Deklaratat e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë shkaktuar reagimet e para në radhët e opozitës.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes rrjeteve sociale teksa publikon të gjitha dokumentat që sipas tij janë falsifikuar nga Ministria, i bën thirrje Etilda Gjonajt të largohet sa më parë nga detyra.

Nga ana tjetër, Vasili shpreh habinë e tij se si SPAK-u ende nuk ka nisur hetimet mbi akuzat publike ndaj Gjonajt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk e mori SPAK-u akoma këtë mashtruesen e Ministrisë së Drejtësisë!

Akoma pret SPAK-u për ta marrë këtë.

Akoma s’ka ikur kjo nga sytë këmbët.

Mashtruesja ministre falsifikon shkresat me mafiozët e Ministrisë së Drejtësisë ditën për diell dhe del e kakaris si gjeli mbi pleh.

Mashtruesja firmos rrugaçërira shtetërore si e marrë se ja kërkon i marri.

Mbahu mashtruese, mbahu, nuk ke pare gjë akoma…..

Është shumë e rëndë kjo histori, nuk është punë golash….

Shihi mashtruese edhe njëherë falsifikimet dhe ik sa s’është vonë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?