Vasili i nxjerr Ramës videon: Sot bojkoton BE, dje ndante medalje për hapjen imagjinare të negociatave

Qëndrimin e kryeministrit Rama që bojkoton Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i përgjigjet me një video të 2018, kur Edi Rama dekoroi ambasadorët për hapjen imagjinare të negociatave me BE. ”Ky është lolua, që qeveris Shqipërinë. Komentet më tej janë humbje kohe”.

Postimi i plotë

Rama sot bojkoton BE, dje ndante medalje për hapjen imagjinare të negociatave!(VIDEO). Sot ky Rama bojkoton BE dhe shkruan:

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ndërsa dje, pikërisht në 27 qershor 2018 po ky Rama fliste për: “72 orë beteja në det të hapur, për opozitën esadiste, për marrjen e datës së hapjes së negociatave dhe ju varte në qafë ambasadorëve dekorata e tij për këtë sukses imagjinar. Ky është lolua, që qeveris Shqipërinë. Komentet më tej janë humbje kohe! Shiheni VIDEON ku çdo gjë flet vetë!

SHKARKO APP