Vasili: Imuniteti 50% i Tiranës për COVID, shifër e “madhe” për një studim të “vogël”!
Politikë E Enjte, 31 Dhjetor 2020 18:19
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, deklaron se imuniteti 50% i Tiranës për COVID, është shifër e “madhe” për një studim të “vogël”!
“Çdo sipermarrje shkencore, qe hedh sadopak drite mbi paqartesite e sidomos te lidhura keto me COVID duhet pershendetur.
Edhe perpjekja e bere nga Akademia e Shkencave permes nje studimi per COVID ne Shqiperi duhet pare ne kete menyre.
Problemi qendron ne kontrastin e forte mes promovimit mediatik masivisht te sforcuar dhe modestise normale te kesaj tentative shkencore.
Pra nje zhurmim shproporcional qe krijon pritmeni jo realiste dhe nje ç’mobilizim krejt te panevojshem ne kete moment te veshtire te muajve te dimrit dhe nje Pandemie ne zhvillim e siper.
Shifra e publikuar ku hamendesohet se rreth 50% e popullsise se Tiranes e ka kaluar COVID- in eshte pa dyshim nje shifer shume ” kurajoze”, kur sheh numrin shume te vogel te te dhenave perballe paqartesive shume te rendesishme te sjelljes se virusit, te menyres se sjelljes se popullates, te masave kufizuese konfuze dhe shpesh pa sens dhe mbi te gjitha te te dhenave zyrtare kaotike pa vazhdimesi qe pamundesojne konkluzione shterruese.
Nje fakt i konfirmuar eshte qe Tirana ka rreth 13 mije raste pozitive te konfirmuar me COVID pas kryerjes se tamponit.
Thene ndryshe kjo perfaqson rreth 2.9% te popullates te Tiranes si qytet.
13 mije raste jane dedektuar pas kryerjes se shumefishit te ekzaminimeve.
Ne teresine e vet ky kampion i improvizuar nga ekzaminimet e perditshme, qe sistemi shendetesor ka kryer eshte ne vetvete nje kampion mjaft i rendesishem per nga gjeresia e megjithate shifra e pozitivitetit te gjetur eshte teper e ulet.
Eshte e kuptueshme, qe disa qindra raste te studjuara jane shume më pak perfaqesuese dhe natyrshem rezultatet e perftuara shume me pak solide.
Sipas studimit mendohet qe rreth 250 mije qytetare te Tiranes e kane kaluar COVID, pra rreth 20 fishin e rasteve te zbuluara, por edhe ky raport bind shume pak.
Nje shifer e tille bind pak po te shohesh ngarkesen ne spitalet COVID, pasi ne se do te ishte reale nje shifer i tille spitalet COVID do te ishin te mbushura vetem me raste nga Tirana, por nje gje e tille nuk ka ndodhur aspak dhe te dhenat flasin vete.
Gjithashtu edhe perfundimi se ne shkalle vendi e kane kaluar COVID-in rreth 25% e popullates eshte edhe ky nje moment per tu ndalur.
Nga kjo shifer rezulton ta kene kaluar COVID rreth 730 mije shqiptare nderkohe qe shifrat zyrtare flasin per rreth 56 mije raste, pra sipas studimit rastet reale jane mbi 12 here me shume.
Edhe ne kete rast ekzaminimet e kryera per zbulimin e 56 mije rasteve jane shumefish me te larta pra disa qindra mijra dhe natyrshem me afer realitetit ndonese kritika legjitime ka qene per te kryer me shume testime.
Gjithashtu edhe te dhenat e spitaleve COVID flasin qarte dhe te semuret ne spitaledo te ishin shume me teper proporcionalisht me shifrat e infektimit, por as kjo nuk ka ndodhur.
Kontrasti mes 50% te Tiranes dhe 25% ne nivel vendi bart pasiguri te tjera pasi eshte e njohur qe zbatimi i masave kufizuese ne Tirane ka qene mjaft me rigoroz se sa ne rrethe dhe logjikshem nje diference e tille eshte dobet ne argumenta per tu perligjur.
Pa u shtyre me tej ne pyetje dhe arsyetime te tjera te shumta do te sugjeroja miqesisht, qe per hir te korrekteses shkencore dhe te kufizimeve te medha te natyrshme, promovimi duhet te ridimensionohet brenda atyre kufijve dhe limiteve, qe kjo sipermarrje shkencore paraqet.
Ekzagjerimi dhe ekzaltimi mediatik nuk ndihmon as te verteten shkencore, vigjilencen e larte dhe as sistemin e masave ndaj pandemise, qe edhe si te tilla paraqesin probleme te medha organizative, improvizime te demshme dhe nje logjistike te varfer”, shprehet Petrit Vasili.