Vasili: Karantina idiote në vend të testimeve. Ekonomia po shkatërrohet para syve tanë
Nga Petrit Vasili
Lojërat dhe gjuha alla Place Pigalle e Ramës, problemi i tij dhe jo i yni!
Vulgariteti dhe banaliteti provokativ i gjuhës se Ramës është i njëjtë me atë, që zhurmon në Place Pigalle në Paris.
Në Pigalle provokimi prostituiv është i justifikuar dhe fama e trishtë e atij sheshi lidhet pikërisht me funksion, që ai ka.
Gjuha dhe lojërat alla Pigalle të Ramës dhe prostituimi politik nuk janë problemi ynë. Ato janë e mbeten problemi i tij dhe i njollës së errët mbi të, që vetëm zmadhohet e nxihet drejt të zezës.
Badërdia dhe hajdutëria me gjoja tendera sekrete, me tendera që blejnë materiale trefishin e tregut, me tendera që shpërdorojnë paturpësisht miliarda edhe në kohë kaq të vështira ky është problemi.
Karantina idiote në vend të testimeve, kufizimet që nuk prodhojnë asnjë rezultat epidemiologjik kundër coronavirusit ky është problemi.
Ekonomia, që po shkatërrohet përpara syve tanë për shkak të një kryeministri demagog dhe të kapur si dhe mjerimi i qytetarëve, që thellohet tragjikisht ky është problemi.
Mbështetja financiare e qeverisë së Ramës është më e ulëta në të gjithë rajonin e Ballkanit qoftë për qytetarët qoftë për bizneset, ky është problemi.
Paketa gjoja ndihmë që shkruhen ne leter dhe nuk arrijne kurre tek qytetari ky eshte problemi.
Dhunimi e shkelja e Kushtetutes dhe ligjit me dënime, gjoba e sekuestrime arbitrare ky është problemi.
Ligje e urdhra të paligjshme, që zbatohen kundër qytetarëve pa hyrë ende ne fuqi e pa u botuar as në fletoren zyrtare ky është problemi.
Dhjetëra mijëra gjoba e dënime të paligjshme, që bëjnë sikur falen nga Edi Rama në vend që të hetohet e gjykohet ai vetë për shpërdorim detyrë ky është problemi.
Nxjerrja idiote e ushtrisë në rrugë me autoblinda e tanke pa shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ky është problemi.
Antishteti i kryeministrit, që kthen në rrecke kushtetutën ligjin dhe institucionet ky është problemi.
Lojërat alla Pigalle të KM u shkojnë për shtat vetëm meshkujve të vegjel si ai, ndaj përbuzini dhe lërjani vetëm atij.