Vasili: Komisioni i Venecias një Landfill, ku riciklohen hallet e Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, me ironi shtron pyetjen se çfarë do të çojë më qeveria në Komisionin e Venecias, që për këtë të fundit thotë se kryeministri Edi Rama e ka bërë si landfill ku riciklon hallet. Nga ana tjetër, Vasili thotë se Komisioni i Venecias tha qartë që Presidenti nuk e ka shkelur aspak kushtetutën por sipas tij, alibitë me Venecian janë alibi për kapjen e rrëmbimin e drejtësisë nga Edi Rama.

Postimi i plotë

E shndërruan Komisionin e Venecias në Landfillin, ku riciklohen hallet e Edi Ramës dhe të ca diplomatëve. Po ç’do çojnë në Venecia këta? Zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm që Rilindja e bëri me 69 vota duke mos ja vërshellyer fare Komisionit të Venecias, që tha duhen detyrimisht 84 vota, apo Komisionin idiot për shkarkimin e Presidentit, që vazhdon edhe pasi Komisioni i Venecias jua tha qartë që Presidenti nuk e ka shkelur aspak kushtetutën. Alibitë me Venecian janë alibi për kapjen e rrëmbimin e drejtësisë nga Edi Rama. Kush i ngre këto alibi është kundër popullit shqiptar, që do drejtësinë e pakapur, të pavarur dhe të barabartë për të gjithë.

SHKARKO APP