Vasili: Kryeminstër, mos e përziej politikën me pandeminë!
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i është drejtuar kryeministrit Edi Rama të mos e përziejë pandeminë me politikën.
Postimi i plotë i Vasilit
Kryeministër qëndro korrekt!!
Kryeministër mos përzjej politikën me pandeminë!
Kryeministër pandemia dhe tërmeti kanë zero lidhje me njëra-tjetrin!
Kryeministër mos i pengo më profesionistet me mesazhe të gabuara, lëri të qetë që të punojnë!
Kryeministër pandemia kërkon fonde që t’i nuk i jep!
Kryeministër kufizimet absolute kërkojnë edhe zgjidhje alternative qe ti nuk i bën!
Kryeministër ktheju detyrës, bëj kryeministrin, se mjekët e infermierët e dinë dhe e bëjnë shkelqyeshëm punën e tyre.
Kryeministër boll më me mesazhe të turpshme si ky që the sot:
“Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit”!