Vasili: LSI, gjithmonë në ngjitje. Fitojmë 11 mandate në Tiranë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se synimi për qarkun Tiranë, është që më 25 prill LSI-ja të fitojë 11 mandate. Në një intervistë për emisionin “7 pa 5”, ai deklaroi se një rezultat i tillë është i arritshëm jo vetëm në qarkun e Tiranës, por edhe në qarqe të tjera të vendit për shkak të programit që ka LSI-ja.

”Ne synojmë 11 mandate në Tiranë sepse kemi patur në zgjedhjet e shkuara 5 mandate. Fryma jonë, organizimi, kandidaturat, lista e kanidatëve është më e mira që ka patur ndonjëherë LSI. Këto bëjnë që LSI të konkurrojë me një ritëm si asnjëherë më parë në Tiranë.

LSI-ja ka qenë gjithmonë në ngjitje. Të njëjtat pritshmëri janë edhe për qarqet e tjera të rëndësishme të vendit, Durrësi, Fieri, Elbasani, Berati, Vlora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë synimet, për një garë për të luftuar në këto qarqe për forcë e parë. Kemi përgatitur një program që është realist, me këmbë në tokë dhe i bën të prekshme gjërat, nuk është në ajër, nuk është program me 3D. Kemi ndërthurur tre breza”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?