Vasili: Maqedonia heq Taksën Progresive, po kryeministri ynë dështak a do të reflektojë?
Nga Petrit Vasili
Maqedonia braktis Taksën Progresive, po shkollëpaku ynë deshtak a do të reflektojë?
Kryeministri Zaev deklaroi heqjen dorë nga Taksa Progresive si jo produktive dhe që nuk dha asnjë nga rezultatet e pritshme.
Ministrja e Financave e Maqedonisë së Veriut Nina Angelovska deklaroi se “për tre vitet që vijnë do të aplikohet taksa e sheshtë prej 10%”.
Shkollëpaku yne Edi Rama, që ulërinte lart e poshtë për gjoja sistemin e Taksimit të Ndershem dhe taksën progresive nuk prodhoi asgjë tjetër përveçse prodhoi një shkatërrim ekonomik pa precedent.
Ky shkatërrim ekonomik prodhoi ulje të të ardhurave, anarki shtetërore deri edhe mospagim të sigurimeve shoqërore, korrupsion dhe shndërrimin e administratës tatimore në armike të betuar të biznesit.
Opozita shqiptare e ka bërë publik qëndrimin e saj se Taksa e Sheshtë është zgjidhja e vetme.
Shkollëpaku dështoi turpshëm me Taksën Progresive, tani është koha të ikë për të mos shtyrë në greminën ekonomike të gjithë shqiptarët.
Dhe të mos harrojmë se në klasifikimin e Doing Business, Maqedonia është e 17 ndërsa Shqipëria është e 82 duke humbur brenda një viti 19 vende.