Vasili: Me “reformat” e kapjes së shtetit nga Edi Rama, të tretët më botë për korrupsion

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me raportin e Bankës Botërore që e rendit Shqipërinë të tretën në botë për tarifat e korrupsionit që paguajnë bizneset.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili ironizon Kryeministrin Rama duke u shprehur se “Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion”.  

“Kështu vazhdo, Edi Rama“, përfundon postimin Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Swiss Digital Mobile Reklama

Me suksesin e “reformave” të Edi Ramës, nga të tretët do të jemi të parët në botë për korrupsionin.

Banka Botërore konfirmon se Shqipëria ështe e treta në botë për korrupsionin pas Sierra Leones dhe Laosit.

Kam dëgjuar disa të huaj që thonë që Shqipëria të vazhdojë rrugën e reformave.

Me këto “reformat” e kapjes së shtetit nga Edi Rama jemi të tretët në botë për korrupsion.

Po të vazhdojë suksesi i reformave me Edi Ramën në krye do jemi të parët në botë për korrupsion. Go Edi Rama go!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?