Vasili: Narko-qeveria e Edi Ramës ia ka hapur portat katër kanate drogës, sepse ushqehet me paratë e saj
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me sasinë rekord të kokainës të kapur në Kosovë, sasi kjo që kishte kaluar nga porti i Durrësit.
Përmes rrjeteve sociale Vasili thekson se narko-qeveria e Edi Ramës ia ka hapur portat katër kanate drogës, sepse ushqehet me paratë e saj, ndaj droga kalon lirisht në Shqipëri.
Sipas Vasilit, narko-qeveria e Ramës masakroi në 25 prill votën e shqiptarëve, ndaj beteja për votën e lirë e të ndershme është e vetmja betejë që shpëton Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Narko-qeveria e Edi Ramës ia ka hapur portat katër kanate drogës, sepse ushqehet me paratë e saj, ndaj droga kalon lirisht në Shqipëri.
Ndërsa qeveria dhe policia e Kosovës e lufton drogën, ndaj i kap tonelatat që vijnë nga Shqipëria e narko-qeverisë!
Narko-qeveria e Ramës masakroi në 25 prill votën e shqiptarëve, ndaj beteja për votën e lirë e të ndershme është e vetmja betejë që shpëton Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.