Vasili: Nëse ligji për mbetjet devijohet, të anulohet përgjithmonë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se një devijim i vetëm në lidhje me ligjin për importin e mbetjeve përbën një motiv për ta anuluar përgjithmonë këtë ligj. Nga foltorja e Kuvendit Vasili tha se shteti duhet të bëjë detyron, ndërsa qytetarët duhet të monitorojnë nga afër zbatimin e këtij pr/ligji.

Vasili: Qoftë edhe një fakt i vetëm, devijim i vetëm, qoftë edhe një analizë e vetme e manipuluar, qoftë edhe një kontenier i vetëm i cili do të përpqiej të futte një mbeturinë tjetër për tjetër  do të ishte një motiv  për ta anuluar njëherë e përgjithmonë këtë ligj, e për të thënë që shteti shqiptar është e pamundur të zbatojë këtë ligj apo ligje te tjera.

Me këtë qëndrim ne krijojmë një standard të ri sesi shoqëria civile do të mund të përfaqësohet. Ligji ka një element të rëndësishëm që është kufizimi në tre dogana të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjëhera palë nuk zvëndëson tjetrën. Shteti është i detyruar të bëjë detyrën, qytetarët kanë mundësi ta monitorojnë atë nga afër, jo nga larg. Ta monitrojnë pa kufizime dhe pa ndalime dhe pastaj për cilindo nga dukuritë që shikon qoftë minimale, qoftë ajo të ketë të drejtën publike për ti thënë jo nëse raste se ky ligj është i kundërt nga ajo që shkruhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?