Vasili nxjerr dokumentin: Veprim i rëndë antishtetëror i Kryeministrit
Nga Petrit Vasili
Veprim i rëndë antishtetëror i Kryeministrit!
Sot kryeministri inspektoi spitalin 6-katësh në QSU. Ky spital është urdhëruar pas ekspertimit që të mos zhvillojë aktivitete deri në riparimin e ambienteve. Përkundrazi janë zbrazur vetëm 2 katet e para ndërsa 4 kate vazhdojnë punën pavarësisht urdhërit të dhënë.
Inspektimi i Kryeministrit u krye sot me ministren e Shendetësisë dhe drejtorin e QSU, pa asnjë inxhinier apo specialist ndërtimi.
Mbi kryeministrin rëndojnë disa pyetje:
- Kush e mori vendimin për vazhdimin e veprimtarisë në 4 katet e tjera të spitalit 6 katësh?
2. Kush ka autoritet të dalë mbi aktin e ekspertimit?
3. Kush e ka miratuar projektin e nderhyrjeve në sputalin 6-katësh për riparimin e dëmeve?
4. Përse kryeministri vendos të sfidoje personalisht ekspertizën dhe inspekton një spital ku duhet te ishte pezulluar veprimtaria sipas akt-ekspertizës?
Prokuroria shqiptare ka kohë që hesht.
Por përgjigjësi i këtyre pyetjeve nuk i shmanget dot.
Ndaj Prokurori i ri i Përgjithshëm Çela, që premtoi një drejtësi ndryshe, le ta fillojë me këtë shkelje flagrante të kryeministrit dhe të gjithë atyre që ka përqark dhe që rrezikon jetën e qindra njerëzve, në mënyrë që edhe njerëzit të fillojnë të besojnë se vertet diçka mund të ndryshojë dhe prokuroria do të jetë në krah të popullit dhe jo më ne krah të rilindjes.
Shiheni dokumentin dhe gjykoni vetë.