Vasili nxjerr videon: Si u bllokua Këshilli i Emërimeve, që Edi Rama të kapte Drejtësinë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, sulmon kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, teksa flet për Reformën në Drejtësi. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se Ulsi Manja është kundër drejtësisë së pavarur e të barabartë për të gjithë, por është pro drejtësisë së kapur dhe pro Edi Ramës, që e kapi atë.

Vasili sjell në vëmendje deklaratën e kreut të Komisionit të Reformës, Fatmir Xhafaj, në 28 korrik 2016 në Pallatin e Brigadave, në ceremoninë e miratimit të saj.

Krahas kësaj, ai publikon edhe videon me deklaratën e dhënë nga Aurela Anastasi, që ishte anëtare e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi. “A ka njeri me mend në kokë që beson Ulsiun dhe jo Aurelën?”- pyet Vasili, teksa duke ftuar të ndiqni videon, thekson “shikojeni për të kuptuar se si u sabotua, si u kap dhe si u bllokua Këshilli i Emërimëve në Drejtësi me qellimin e vetëm që nëpërmjet saj dhe Ulsive Edi Rama të kapte drejtesinë”.

Postimi i plotë i Vasilit

Ulsiu i Edi Ramës kundra Aurela Anastasit, për kapjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! (VIDEO).

Ulsiu dihet se cili është….

Ndërsa Zj.Aurela Anastasi ishte anëtare e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë të Reformës në Drejtësi.

Se cili ishte roli që iu dha ekspertëve të nivelit të lartë në procesin e hartimit të Reformes në Drejtësi, ku bënte pjesë edhe Zj.Aurela Anastasi, këtë na e ilustron më së miri fjala e Kryetarit të Komisionit të Reformës Fatmir Xhafaj në 28 korrik 2016 në Pallatin e Brigadave në ceremoninë e miratimit të saj.

Xhafaj:
“Ne të gjithë bëmë diçka, një proces i shkëlqyer i pandodhur më parë, transparent e profesional, thelbi i procesit ka qenë grupi i ekespertëvë të nivelit të lartë. Falënderoj ekspertët të cilët punuan në mënyrë të pandërprerë, me integritet të plotë për përgatitjen e akteve që përbëjnë reformën në drejtësi. Më vjen keq që një pjesë e jonë e politikës shpeshherë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalë të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim i asaj që është thënë kundër jush”.

Ndërsa Ulsiu është kundër të gjithëve.
Është kundër eksperteve të nivelit të lartë, është kundër ish-Kryetarit Xhafaj,
është kundër drejtësisë së pavarur të barabartë për të gjithë. Por Ulsiu është ama pro drejtësisë së kapur është pro Edi Ramës që e kapi atë.

A ka njeri me mend në kokë që beson Ulsiun dhe jo Aurelën??

Megjithatë shiheni VIDEON, për te kuptuar se si u sabotua,si u kap dhe
si u bllokua Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me qëllimin e vetëm që nëpërmjet saj dhe Ulsive, Edi Rama të kapte drejtësinë.(VIDEO)

SHKARKO APP