Vasili: OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për qëndrimin e OSBE pro rishikimit të ligjeve për mediat, të cilët nuk u dekretuan nga Presidenti.

Vasili shprehet se OSBE ka mbështetur në mënyrë të qartë Presidentin dhe ka rrëzuar mashtrimet e qeverisë “Rama” me ligjet kundër medias.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“OSBE mbështet Presidentin dhe rrëzon mashtruesin Rama për “antishpifjen”!! Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Ramës për ligjin e antishpifjes. Përfaqësuesi i OSBE per lirine e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shteruese te Presidentit Meta shpreh gadishmerine qe te mbeshtese ndryshimet e domosdoshme te ketij ligji te turpshem.

Edi Rames i doli boja si asnje tjetri si mashtrues ordiner qe nuk kursen as nderkombetaret. Nderkombetaret te ndergjegjsohen se me çfare mashtruesi kane te bejne. Akoma me qesharake edhe keta zedhenesat vulehumbur te Edi Rames qe kakarisin si gjeli maje plehut. Shqiptareve nuk jua mbyll dot gojen dot kerkush. Media dhe fjala e lire nuk mund te uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe deshtake te Edi Rames. Qendrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari per te gjithë”.

SHKARKO APP