Vasili: OSBE/ODIHR i cilësoi votimet moniste të 30 qershorit të paligjshme

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR, për 30 qershorin.

Në një deklaratë në orën 22:00 nga selia e LSI, Vasili u shpreh se raporti i ndërkombëtarëve fakton që votimet e 30 qershorit ishin të paligjshme.

Vasili renditi pjesën kryesore të raportit të OSBE/ODIHR, duke theksuar se maskarada e 30 qershorit nuk është pranuar nga ndërkombëtarët.

OSBE ODIHR i ka vënë vulën e turpit votimeve moniste të 30 qershorit. Konstatimi themelor për këto zgjedhje është që OSBE – ODIHR thotë se “Atmosfera e pasigurisë ligjore dhe mosmarrëveshja midis institucioneve kryesore minuan  besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve. Në 30 qershor nuk  pasur zgjedhje, por dhunim të kushtetutës. Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor që ka mandat të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesve zgjedhore”. Dekreti i Presidentit të Republikës për caktimin e datës 13 Tetor si ditë të zgjedhjeve lokale nuk u publikua në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë, edhe pse publikimi i këtij akti të nxjerr nga Presidenti i Republikës është i detyrueshëm nga ligji”,- deklaroi Petrit Vasili.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP