Vasili: Pandi, më 8 dhjetor eja në Qytetin Studenti

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit për Diasporën, Paneli Majko i cili nuk mbështeti tubimin e thirrur nga kreu i shtetit.

Vasili thotë se për sa kohë që Majko nuk i jep dot mend Edi Ramës është mirë të dalë dhe ai në shesh për të mbrojtur demokracinë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

“Interesant ky Majko, vërtet interesant…!!!

Nuk i flet dot Edi Rames, minister i te cilit eshte, se kuptohet qe nuk i flet dot.. po nuk i flet dot fare, se e di se e di mire ç’i punon Rama !? Zaten sic ja ka bere gjithmone ketij kokeuluri.

Dhe pastaj ben sikur trimerohet,i jep kurajo vehtes dhe fillon i jep mend Presidentit per 8 dhjetorin, kur as ja kerkon njeri dhe as e degjon njeri. Megjithate ç’rendesi ka ne se eshte me Ramen e 2019 apo Ramizim e 1990, rendesi ka qe te rrije minister , me apo portofol, kjo e fundit ka rendesi!

Hajde Pandi ne 8 dhjetor, dite krenarie eshte. Apo vertet se harrova….krenaria s’eshte frak, qe u rri te gjitheve….”.

SHKARKO APP