Vasili: Pasiguria në burgje e patolerueshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shpreh shqetësimin në lidhje me incidentet e ndodhura së fundmi në disa prej institucioneve të vuajtjes së dënimit në vendin tonë.

Në një prononcim për mediat, Vasili e cilëson të patolerueshëm pasigurinë në burgje, ndërsa i bën thirrje çdo zyrtari që të kryejë detyrën.

“Pasiguria në burgje është e patolerueshme. Duhet të marrë fund papërgjegjshmëria dhe pandëshkueshmëria. Çdo zyrtar duhet të bëjë detyrën ose të ndëshkohet”, theksoi  Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?