Vasili për reagimet e disa diplomatëve: Jemi vend anëtar i NATO-s. Kë trajtojnë si vasalë këta?!

Lidhur me deklaratat e mazhorancës se, ngërçi i Gjykatës Kushtetuese do të shkojë në Komisionin e Venecias, Vasili deklaroi i prerë se ky institucion ndërkombëtar nuk ka çfarë thotë, por gjithçka po bëhet për ti dhënë hapësirë propagandës së kryeministrit Edi Rama për të vijuar të kapë reformën në drejtësi.

“Ka folur Komisioni i Venecias. Ta dinë të gjithë shqiptarët. Nuk ka çfarë thotë Venezia. Ti japim kohë propagandës së Edi Ramës që të hapë një vrimë tjetër në kapjen e reformës në drejtësi. Kësaj presidenti i ka qëndruar si digë”, u shpreh nënkryetari i LSI.

Sipas Vasilit, kjo mazhorancë është refuzuese ndaj këshillave të Komisionit të Venecias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi një PS refuzuese të përhershme të Komisionit të Venecias. Rasti i prokurorit, vijmë te çështja e presidentit, ku u shkel se nuk ka shkelje. Sot vijon Komisioni Parlamentar. Kë refuzon? Komisionin e Venecias”, tha Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket deklaratës së presidentit Meta: “No Rule os Embassy, Rule of Law”, Vasili deklaroi se ky është një mesazh i qartë. “Mesazh shumë i kthjellët. Rregullat nuk i vendos askush tjetër, veç Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese. Në vendet e tyre, i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, apo ambasadave? Nuk jemi vend i dorës së tretë, ku sundojnë tributë? Ne jemi vend i NATO-s. Kë trajtojnë si vasalë këta?

Kush është përgjegjës për shkeljen e afateve kushtetuese? Çfarë do bëjnë alibi këta? Dvoranin që publikon urdhrin politik në Fletoren Zyrtare?, vijoi nënkryetari i LSI.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?