Vasili: Polici kriminale që përhap pandeminë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar pamje nga qelitë e paraburgimit ku dhjetëra të rinj qëndrojnë në ambientet e komisariateve, pa asnjë masë mbrojtëse nga pandemia.

“Polici kriminale, që përhap pandeminë, dhjetëra të rinj në një dhomë paraburgimi! Kryeministri pëllet sa mundet për pandeminë. Të pacipët e policisë gjobitin mijëra qytetarë për maskë, ndalojnë edhe tubimet se gjoja s’lejohen me shumë se 10 vetë bashkë në shesh të hapur. Shiheni VIDEON ku 15 te rinj janë në një dhome paraburgimi ne Komisiariat Policie. Polici turpi!!!”,- shkruan Vasili në postimin e tij në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?