Vasili: Presim vendimet për të eliminuar fitoret që që nuk i duhen qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar qeverië se do të ndërhyjë edhe për vendosjen e arbitrave në futboll.

“Kanë të drejtë këta që qahen për arbitrin e derbit Tirana-Partizani.

Herë tjetër arbitri duhet që:

1. të ketë kaluar Vetingun

2. Të caktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave

3. Të këtë bërë deklarimin e pasurisë te OFL

4. Të veshë uniformën e caktuar nga qeveria, por sigurisht nuancat mavi-mavri

5. Rezultati i ndeshjes të njihet vetëm pasi të miratohet nga Qeveria me Akt Normativ

Ja kështu vendoset rregulli në futboll dhe eliminohen fitoret që nuk i duhen qeverisë.

Presim vendimet e qeverisë…”- shkruan Petrit Vasili në Facebook.

SHKARKO APP