Vasili publikon faktet: Masat e dështuara, përballë rritjes kritike të vdekjeve dhe rasteve të reja të Pandemisë!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në një reagim përmes rrjeteve sociale rendit faktet që sipas tij tregojnë se masat e qeverisë janë të dështuara, përballë rritjes kritike të vdekjeve dhe rasteve të reja të Pandemisë!

Reagimi i Vasilit

Rritja e numrit te vdekjeve eshte kritike me 85%%, eshte nje rritje shume e madhe dhe e menjehershme.
Prej dates 4 nentor deri ne 19 nentor jane shenuar 125 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.
Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve, qe prej dates 20 nentor deri 5 dhjetor pati 232 raste humbje vdekje.
Pra per te njejten periudhe ditesh 16 ditesh para dhe pas denoncimit te opozites rastet e vdekjeve u rriten nga 125 ne 232, pra plot 85%, nderkohe qe mesatarja e testimeve eshte thuajse e njejta.
Si mundet qe Prokuroria te mbylle syte perpara ketij realiteti tragjik. Mosveprimi i prokurorise e rendon shume poziten e saj perpara ligjit dhe moralisht e vë ate kunder qytetareve ???
Cfare rezultati dhane masat e marra me 11 nentor per mbylljen pas ores 22.00 dhe u rikonfirmuan te vazhdojne pa afat ??
Shifrat e vete qeverise na tregojne se ne 11 nentor kishte 507 raste te reja infektimesh reja me COVID.
Ndersa sot kishte shifren absolutisht me te larte te gjithe ketyre 9 muajve plot 846 raste te reja!
Pra rritja e rasteve te reja te infektuara jo vetem nuk ka ulje, por perkundrazi eshte rritur me rreth 67 % ne krahasim me 11 nentorin.
Qytetaret e gjobitur shkojne afer 12 mije.
Pra masat kane pasur zero efekt ky eshte fakt i pakundershtueshem.
Qeveria dhe kryeministri kane lene ne meshire te fatit drejtimin e pandemise dhe masat e tyre nuk kane pasur asnje efekt por kane prodhuar rritje dhe rendim progresiv te situates.

SHKARKO APP