Vasili publikon pamjet: Shteti i dhunshëm dhe mizor i rilindjes kundër fermerit të thjeshtë e të sakrifikuar
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, denoncon skandalin me një fermer në Karpen të Kavajës.
Përmes rrjeteve sociale, teksa publikon dhe pamjet e ngjarjes në fjalës, Vasilin bën me dije se shteti i dhunshëm dhe mizor i “rilindjes” kundër fermerit, të cilit i ngordhën më shumë se 10 krerë bagëti dhe shkak, thotë ai, u bë vendosja e linjës së tensionit të lartë 6 mijë volt mbi hapësirën e banesës së tij.
Denoncimi i Petrit Vasilit
SKANDALI!! Shteti dhunshem dhe mizor i rilindjes kunder fermerit te thjeshte e te sakrifikuar Safet Shehi në Karpen të Kavajës. Në muajin janar, Safet Shehit i ngordhën me shume se 10 krerë bagëti. Shkak u bë vendosja e linjës së tensionit të lartë 6 mijë volt mbi hapësirën e banesës së tij. Pas me shume se dy muajsh sorollatje dhe denoncimesh në dyert e policisë, ministrisë së Bujqësisë dhe njësisë administrative Synej, nuk ju dha asnje zgjidhje. Por “papritmas” pas me shume se dy muajsh policia e Kavajës ka shkuar në banesën e Safet Shehit pa paraqitur asnjë dokument për të hequr me dhunë bagëtitë e ngordhura që ishin ne pronen e Safet Shehit dhe qe ishin prova e vetme për të vërtetuar dëmin e shkaktuar nga vendosja e linjës së tensionit të lartë në oborrin e tij. Sefer Shehi tregon se përveç ngordhjes së bagëtive i rrezikohet dhe jeta e familjes së tij. Ai kërkon nga shteti të marrë përgjegjësitë dhe ta dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar si dhe të marrë masa ndaj atyre që agresuan shtëpinë e tij pa asnjë urdhër. Policia e Kavajës ka shoqëruar në mënyrë të dhunshme dhe vajzën e Sefer Shehit, pas asnjë mandat shoqërimi dhe urdhër dhe ku siç shihet edhe nga pamjet ka terrorizuar atë dhe të gjithë familjen. Kjo eshte rilindja dhe clirimi prej saj ne 25 prill eshte detyre per cdo qytetar. #NDRYSHIMDHENDËSHKIM