Vasili publikon videon: SPAK boll mbylle sytë, ja ku i ke provat dërmuese!!
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka publikuar një video përmes të cilës bën thirrje SPAK të hetojë për kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Krahas videos që publikon Vasili shkruan: Ja ku i ka SPAK-u provat për inceneratorët, shumë të qarta, që ulërasin, edhe me firmë edhe me vulë!
Postimi i plotë:
SPAK boll mbylle sytë, ja ku i ke provat dërmuese!!(VIDEO).
Po e ndihmojmë për SPAK-un meqë nuk “gjen” dot prova për korrupsionin e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë Tiranës.
Ja ku i ka SPAK-u provat për inceneratorët, shumë të qarta, që ulërasin, edhe me firmë edhe me vulë!
SPAK- u nëse nuk vepron dhe këtë herë do të thotë se është kthyer totalisht në një bretkocë e inkriminuar, me këmbë të shqyera dhe me njërën këmbë në kryeministri dhe këmbën tjetër në bashkinë e Tiranës!