Vasili: Qeveri horrash! Bllokuan Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar të vendit

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri një deklaratë të fortë nga Aeroporti i Rinasit, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë urie, me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës.

Balluku tha se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.

Lidhur me këtë qëndrim të ministres dhe AQeverisë “Rama” ka reaguar nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rilindja ka lekë për inceneratorët e plehrave, ndërsa lekë për rrogat e kontrollorëve të sigurisë ajrore nuk kanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bllokuan Aeroportin e vetëm Ndërkombëtar të vendit.

Qeveri horrash!”, shprehet Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?