Vasili: Rama, ky ”babai i rrenës”

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, përmes një postimi në facebook, thotë se kurba që jep kryeministri Edi Rama jep kurbë të çrregulluar, ndaj e ka quajtur ”baba i rrenës”.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Rama gënjen pa u skuqur e thotë rrofsha unë. Rama nuk ju bën teste shqiptarëve për Covid-19 dhe thotë numri është i ulët, masat funksionuan dhe thotë rrofsha unë. Kurba e rasteve të reja është tërësisht e çrregulluar dhe vatrat e reja çfaqen njëra pas tjetrës dhe ky Rama thotë: Rrofsha unë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rastet e reja edhe sot janë 24 aq sa në ditët më të ngarkuara dhe ky thotë “Rrofsha unë”. Rama flet për projeksione krejtesisht të rreme, pa të dhëna dhe imagjinare dhe prap thotë “Rrofsha unë”. Pa asnjë diskutim është dhe mbetet “babai i rrenës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?