Vasili: Rama flet për bomba në trup, për arkivole, pa testime askush nuk mund të jetë i qetë
Për ish-deputetin e LSI-së, Petrit Vasili qeveria është duke bërë propagandë me situatën e Covid-19.
Në një intervistë në Ora News, Vasili tha se kryeministri ka folur për arkivole dhe bomba në trupa.
Ai shtoi se duhen bërë testime pasi askush nuk mund të jetë i qetë dhe nuk mund të bëjë testime.
Vasili: Ka shumë propagandë, shumë mesazhe të gabuara, sepse në asnjë rast që të shpërdorohet figuracioni i luftë. Ka thënë kryeministri që do tu shpërthejnë bomba në trup, ka folur për arkivole, por këto nuk janë të vërteta, pasi vetë natyra dhe shifrat e virusit tregojnë se kjo është një pandemi që duhet vlerësuar seriozisht, por në botë kjo pandemi nuk ka shkaktuar atë që thotë kryeministri. Ai nuk ka lidhje me shkencën, ka dhe një fatkeqësi më të madhe se nuk dëgjon ekspertët. Masat e marra janë një zhurmë e madhe. Duhej kufizuar lëvizja, lejim të veprimtarive bazike, lënia e tyre e hapur në mënyrë që të shmangim grumbullimin e njerëzve. Sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personalin mbrojtës, të mos shpenzojmë kohë duke thënë që kemi çuar 30 njerëz në Itali, ndërsa këtu i kemi pa mbrojtje. Vija e parë në këtë situatë është spitali Infektiv i cili po përballon një betejë shumë të vështirë. Pa testime të njerëzve askush nuk mund të jetë i qetë dhe nuk mund të bëjë testime.