Vasili: Rama tradhtar dhe Haradinaj patriot! Shqiptarët e kanë dhënë vendimin e tyre
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar sërish lidhur me padinë që kryeministrit Edi Rama ka ngritur kundër homologut të tij të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në “Facebook” Vasili shprehet se Rama e urren Shqipërinë, ndërsa Haradinaj derdh gjak për Kosovën.
Reagimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili
Që Rama është tradhtar dhe Haradinaj patriot këtë s’ka gjyq që e ndryshon.
Që Rama e urren Shqipërinë dhe Haradinaj derdh gjak për Kosovën as këtë nuk e ndryshon dot asgjë.
Që Rama shkatërron Shqiperinë për karrigen e tij dhe Haradinajt nuk i intereson fare karrigia e tij para interesit të Kosovës as këtë nuk e luan topi.
Që Rama kryeministër vjedh zgjedhjet në Shqiperi dhe Haradinaj kryeministër ben zgjedhje shembullore në Kosovë as këtë s’ka bir nëne ta diskutojë.
Që Rama i përçan shqiptarët dhe Haradinaj i bashkon as këtë nuk e diskuton dot kërkush.
Ky është Rama dhe ky është Haradinaj dhe gjykimi i shqiptarëve është bërë dhe vendimi i tyre është:
Rama është tradhtar dhe Haradinaj patriot!!