Vasili: Rama tradhtoi shqiptarët (VIDEO)

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cilëson qëndrimet e Edi Ramës për përballimin e situatës së koronavirusit si të gabuara.

Në një postim në Facebook, Vasili deklaron se kreu i qeverisë ka tradhtuar qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

S’duhet te humbim kurrsesi optimizmin dhe shpresen.(VIDEO).

Karnavali i fandaksur me mjeker te bardhe i qeverise, qe ka rrembyer sot me shume pushtet se Ramiz Alia ne vitin 1991, kërkon te vendose pushtetin e Ajatollaheve ne vend te pushtetit te Merkelit.

Ndaj tregon arkivolet e Iranit dhe nuk tregon 50 mije testimet ne dite te Gjermanisë.

Ky shqiptaret i tradhetoi ne diten me te veshtire dhe askush nuk ja harron kurre sepse nuk kurseu as shendetin e tyre per karrigen e tij.

Tani as FB Twiter Istagram dhe ERTV nuk ja shlyejne dot kete tradheti dhe sa me shume te shkruaje e te flase aq me shume do thellohet ne faj. Nuk do te sakrikohen as Shqiperia as shqiptaret per te.

Me shprese dhe optimizem do t’ja dalim!

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/887834758305789/

SHKARKO APP