Vasili: Reforma në drejtësi dhe KÇK si juntë policore, asnjë lidhje me shtetin demokratik
Nga Petrit Vasili
Reforma në drejtësi ne xhepin e nje polici te KÇK-se!
Reforma ne drejtesi dhe KÇK si model junte policore nuk ka lidhje me asnje model demokratik perendimor te organizimit te shtetit, ndarjes se pushteteve dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne demokraci.
Kushdo, qe mbron nje moster te tille si KÇK-ja thjesht ben avokatin e shkaterrimit te shtetit ligjor, ben avokatin e Edi Rames qe ai te shantazhoje cdo gjykates e prokuror, qe nuk jep vendimet qe do ai, te shantazhoje kedo qe do te hetoje dhe gjykoje vete Edi Ramen.
Reforma ne drejtesi u be per te luftuar krimin,korrupsionin dhe parate e pista ku mbeshtetesi i provuar i tyre eshte vete qeveria e rilindjes qe e coi Shqiperine ne tre vendet me te korruptuara te botes dhe e ktheu Shqiperine sipas DASH ne baze te krimit te organizuar per aksione kunder SHBA,Europes, Amerikes Latine dhe Lindjes se Mesme.
Reforma ne drejtesi me KÇK-ne u zevendesua me Koçi Xoxizmin e e rilindjes.
Reforma ne drejtesi u be per ti dhene pavaresine e plotë drejtesise nga politika.
Reformes ne drejtesi i eshte bere nje atentat i vertete.
Reformes ne drejtesi me KÇK i eshte shkulur thelbi i saj paanesia dhe barazia perpara ligjit qe nga qeveritari me i larte deri tek qytetari me i thjeshte.
Ka dhjete pyetje te pakapercyeshme:
1.A eshte e pavarur drejtesia kur KÇK e drejton Ministri i Brendeshem i Edi Rames??
2.A eshte e pavarur drejtesia kur SPAK vendoset nen urdherat e Ministrit te Brendeshem te Edi Rames?
3.A eshte e pavarur drejtesia kur Policia del mbi Gjykatat?
4.A eshte e pavarur drejtesia kur Prokurori i Pergjithshem vihet nen urdherat e Ministrit te Brendeshem te Edi Rames?
5.A eshte e pavarur drejtesia kur ministrat qe mund te jene vete nen akuze kane nen varesi akuzuesit si SPAK?
6.A eshte e pavarur drejtesia, qe vihet nen urdherat e qeverise e aq me keq te nje drejtori policie?
7.A eshte e pavarur drejtesia kur KÇK pra Qeveria eshte nje strukture haptas antikushtetuese?
8.A eshte e pavarur drejtesia kur KÇK pra Qeveria eshte nje strukture haptas kunder Kodi Penal dhe atij te Procedures Penale?
9.A eshte e pavarur drejtesia kur KÇK pra Qeveria eshte haptas mbi Gjykatat?
10.A eshte e pavarur drejtesia kompetencat e te ciles jane rrembyer nga qeveria dhe policia e saj?
Shiheni vete perberjen e Komitetit te KÇK-se dhe strukturen zbatuese dhe do ta kuptoni menjehere asgjesimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e shtetit policor.
Komiteti KÇK :
1.Ministri i Brendshëm KRYETAR
2.Ministri i Drejtësisë,
3.Ministri i Financave dhe Ekonomisë,
4.Prokurori i Përgjithshëm,
5.Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
6.Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit,
7.Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
8.Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
9.Drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Struktura zbatuese do të jetë (OFL) (Operacioni Forca e Ligjit) në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e drejtuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale.