Vasili: Refreni i mediokërve dhe koristëve zëçjerrë

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e Edi Ramës lidhur me investimet në shëndetësi. Në një postim në Faceook, Vasili thotë se kryeministri mashtron kur mohen çdo arritje të mëparshme në investimet në sektorin e shëndetësisë.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Refreni i mediokerve dhe koristeve zëcjerrë! Pasi Edi Rama leshoi mufkën e radhes qe “dy katet e kirurgjise se pergjithshme jane i vetmi investim ne 90 vjet” eshte shfaqur edhe nje aradhe koristesh zëcjerrë, qe kane filluar te kendojne te njejten kenge bajate. Jo per Edi Ramen se eshte fryme e harxhuar kot,por per ca te tjere….po ju kujtoj vetem nje fakt:
shume vite me pare Shqiperia investoi ne kirurgji dhe filloi Kardiokirurgjine e drejtuar nga i nderuari Prof.Petrit Gaçe duke u vendosur ne nje pozicion dinjitoz ne raport me vendet e tjera. Edhe shume Profesore te shkelqyer te Kirurgjise u rriten dhe u lartesuan atje.
Investimi i bere vazhdimisht sipas koheve qe kane ndryshuar ka shenuar krijimin e asaj kirurgjie qe u rrit ne dhjetra vjet. Kush paturpesisht kendon kengen se kirurgjia filloi sot, u investua sot dhe lindi sot, vetem tregon nje mediokritet demencial. Mohimi vulgar i te vertetave eshte nje antivlere. Edi Rama do te iki, por turpi i koristeve do te mbetet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?