Vasili: Rri në plazh kryeministër, Shqipëria po digjet dhe banorët në mëshirë të fatit
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e zjarreve në vend. Ai thotë se kryeministri Edi Rama është në plazh, kurse banorët është në mëshirë të fatit.
“Rri në plazh kryeminister rri, ndërsa Shqipëria digjet dhe banorët e pasuria kombëtare në mëshirë të fatit. Çfarë turpi për Shqipërinë për kryeministrin që ka”.
Postimi i plotë
Kryeministri që derdellit gjithë ditën për Minishengenin, Ballkanin e hapur dhe Jugosllavinë e re nuk e shqep gojën dhe nuk ka thënë asnjë fjalë për zjarret, që kanë përpirë mijëra hektarë ane e mbanë Shqipërisë.
Rri në plazh kryeminister rri, ndërsa Shqipëria digjet dhe banorët e pasuria kombëtare në mëshirë të fatit.
Çfarë turpi për Shqipërinë për kryeministrin që ka.