Vasili: Rruga e Selenicës një masakër e vërtetë, turpi i Edi Ramës në Vlorë!

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka denoncuar sot mashtrimin e Edi Ramës për ndërtimin e rrugës së Selenicës në Vlorë. Në një mesazh në Facebook, Vasili ka publikuar pamje nga rruga e shkatërruar dhe shprehet se ky qytet është izoluar qëllimisht nga Edi Rama.
Mesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:
Rruga e Selenices nje masaker e vertete, turpi i Edi Rames ne Vlore!
Dhe ka surrat rilindja dhe Edi Rama te kerkoje vota pasi ka izoluar ne menyre kriminale popullin e Selenices me nje rruge ne gjendje skandaloze.
Selenica e izoluar praktikisht nga Vlora.
Dhe ka surrat Edi Rama kerkon vota ne Vlore.
Ndeshkim te pameshirshem do te marre Edi Rama nga Vlora qe e permbyti, e plaçkiti dhe e mbyti me varferi!
Burrat dhe djemte e LSI ne Selenice te vendosur me shume se kurre per fitoren e madhe, qe çliron Selenicen nga izolimi i rruges dhe nga varferia. Shihini FOTOT e rruges se Selenices dhe fjalet jane te teperta.

Rruga e Selenices nje masaker e vertete, turpi i Edi Rames ne Vlore!

Dhe ka surrat rilindja dhe Edi Rama te kerkoje…

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Petrit Vasili on Tuesday, April 20, 2021

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?