Vasili: SHBA foli qartë për drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga rilindja

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në Shqipëri, si një qëndrim të qartë pro Kushtetutës dhe Ligjit.

Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se SHBA kërkon një drejtësi të pavarur dhe jo një projekt të kapur nga Rilindja.

Amerika e vlerave të mëdha!! Departamenti i Shtetit foli shume qartë: “Ligji mbi gjithçka”. Departamenti i Shtetit si gjithmonë në krah të shqiptarëve, që duan Drejtësi të pavarur dhe jo te kapur nga rilindja. Departamenti në krah të shqiptarëve që Kushtetutën e kanë të shenjtë. Departamenti në krah të shqiptarëve, që duan vetëm e vetëm sundimin e ligjit, që është në themel te shtetit dhe lirive të qytetarëve”,- shprehet Vasili në një postim në Facebook.

Nënkryetari i LSI shton se “Shtetet e Bashkuara na bëjnë serish optimistë në luftën kundër kapjes së drejtësisë, në luftën për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese dhe të demokracisë vetëm përmes zbatimit të ligjit. Faleminderit Amerikë e vlerave të mëdha”.

https://www.facebook.com/petritvasil/videos/837675363356152/

SHKARKO APP